Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Marrëdhënie dypalëshe

Steinmeier trifft Bushati

Steinmeier trifft Bushati, © dpa

Gjermania dhe Shqipëria

Marrëdhëniet politike gjermano-shqiptare janë të ngushta dhe në nivel partnerësh. Gjermania është donatori i dytë më i madh në nivel dypalësh në kuadër të ndihmës për zhvillim, vecanërisht në sektorët me rëndësi qendrore të furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike dhe të mbështetjes në ndërtimin e demokracisë dhe si kanalizimeve. Ajo gëzon respekt të madh si nxitëse e procesit të reformave në Shqipëri. Edhe pas ndërrimit të kabineteve qeveritare në vjeshtën e 2005, si në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani, dialogu i ngushtë politik në nivel dypalësh u vijua ndër të tjera me vizitat e Ministrit të Ekonomisë Genc Ruli në Janar 2006 dhe të Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Mbrojtjes Mediu me rastin e Konferencës për Politikat e Sigurisë, e cila u zhvillua a në fillim të shkurtit 2006 në Gjermani. Në nivel parlamentar mendohet që në prill 2006 Kryetarja e Parlamentit zonja Topalli të zhvillojë një vizitë në Bundestagun Gjerman, gjatë së cilës ajo do të takohet edhe me Kryetarin e Bundestagut zotin Lammert.

Një ringjallje të parë të tyre këto marrëdhënie e përjetuan në pranverën e vitit 1991 me fillimin e procesit demokratik. Interesi i dyanshëm për zhvillimin e tyre bëhet i qartë nga vizitat e shpeshta dhe mbresëlënëse që pasuan. Për Shqipërinë është e rëndësishme në këtë kontekst të sigurojë mbështetjen gjermane gjatë rrugës së saj për në Evropë si dhe të garantojë vazhdimësinë e gatishmërisë së treguar gjatë procesit të transformimit për kontribute të konsiderueshme në ndryshimin e strukturave ekonomike. Ndërsa në interesin e Gjermanisë është që përmes mbështetjes së procesit të transformimit demokratik të kontribuojë në nivel dypalësh dhe si partner i BE për raporte të qëndrueshme në Shqipëri dhe rajon.

Ky objektiv, i bazuar mbi parimin e vazhdimësisë, shënoi një dimension të ri me zhvillimet në Ish-Jugosllavi, të cilat arritën kulmin në marsin e vitit 1999. Befas Shqipëria dhe vendet e saj fqinje u vunë në qendër të interesit politik gjerman. Që prej përfundimit të luftës në Kosovë ka marrë një rëndësi të vecantë motivimi i Shqipërisë që të vazhdojë të japë kontributin e saj të domosdoshëm për stabilitetin e rajonit. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE, e cila u siglua në shkurt 2006, i ofron Shqipërisë një perspektivë të besueshme evropiane; krahas kësaj Shqiëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e saj drejt NATO-s. Por Shqipëria e sheh Gjermaninë si një përkrahës të vecantë të interesave të saj jo vetëm në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Lexoni me shume ketu...