Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Studime dhe bursa në Gjermani

Studierende Lehramt an Universität Leipzig

Studierende Lehramt an Universität Leipzig, © dpa

14.03.2023 -

Gjermania me larmishmërinë e saj në fushën e arsimit të lartë ofron mundësi të shumta studimore. Gjithashtu ofrohen disa programe bursash të cilat janë të hapura për aplikantët e huaj.

Arsimi i lartë në Gjermani

Në tërë Gjermaninë gjenden mundësi interesante studimi. Më shumë se 400 universitete, shkolla të larta profesionale, shkolla të larta të artit, shkolla të larta teologjike dhe pedagogjike si dhe shkolla të larta profesionale për administratë ofrojnë një zgjedhje të pafund të lëndëve dhe drejtimeve të studimit. Për secilin ka një ofertë të përshtatshme në të gjitha fushat profesionale nga shkencat e gjuhës, gazetarisë dhe kulturës deri tek arti, muzika, aktrimi dhe disejnimi, si dhe mjekësia, shkencat e bujqësisë, pylltarisë, ekonomisë shtëpiake dhe ushqimore.

Hochschulkompass (Busulla e Arsimit të Lartë) është faqja e Konferencës Gjermane të Rektorëve e cila ofron një pasqyrë të më shumë se 16.000 degëve të ndryshme në universitetet gjermane.

Informacione të rëndësishme për aplikantët e huaj ofron edhe uni-assist

Hulumtime dhe Bursa

Një pikë kontakti i rëndësishëm për të gjitha pyetjet mbi shkëmbimin akademik me gjermaninë është DAAD. Një bazë e gjerë të dhënash ju ndihmon për gjetjen e mundësive për bursë sipas kritereve të caktuara dhe informon edhe mbi bursa të programeve të tjera.

Edhe Serveri mbi Arsimin në Gjermani dhe Lidhja e Fondacioneve Gjermane ofrojnë një bazë të dhënash me informacione rreth mundësive për bursë.