Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Vërtetimi i kopjeve, vërtetimi i nënshkrimit dhe certifikatave
Foto eines Stempels, © colourbox
Vërtetimet e nënshkrimeve, konfirmimet e fotokopjeve, aplikimi për dëshmi penaliteti, vërtetimet në çështje pensioni si dhe vërtetimet për kalim-kufiri
Kërkesat për vërtetimet e nënshkrimeve, konfirmimet e fotokopjeve, aplikimi për dëshmi penaliteti, vërtetimet në çështje pensioni mund të dorëzohen në Ambasadën Gjermane (Sektori i Vizave 1, godina e Ambasadës) vetëm të hënë dhe të mërkurë nga ora 13:30 deri në orën 15:00. Vërtetimet për kalim-kufiri pranohen çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 10:00 (Sektori i Vizave 1, godina e Ambasadës).
Lënia e një takimi në thelb nuk është e nevojshme. Përjashtim i rastit: nëse është fjala për një vërtetim nënshkrimi në një çështje trualli apo prokurë lutemi të lini paraprakisht një takim me mail.
Përpunimi zgjat disa ditë pune.
Lutemi të sillni me vete pashaportën tuaj të udhëtimit ose kartën e identitetit.
Për konfirmimin e fotokopjeve lutemi të sillni patjetër me vete origjinalin e dokumentit përkatës, përndryshe konfirmimi është i pamundur të bëhet. Përmbledhja dhe konfirmimi i disa dokumentave njëherësh në një etiketë të vetme nuk është e lejuar të bëhet. Fotokopje vërtetimesh, të cilat nuk janë lëshuar nga autoritete apo universitete shtetërore, rreth arsimimit të mëtejshëm, praktika apo kualifikimeve të përftuara në fushën e shëndetësisë do të konfirmohen vetëm nëse ato përmbajnë vulën Apostille të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Dokumentat shpërndahen të premteve nga ora 08:30 deri në orën 12:00 dhe të martave nga ora 13.30 deri në orën 15.00 (Sektori i Vizave 2, Rruga Otto von Habsburg).
Tarifat:
Vërtetim i thjeshtë nënshkrimi: Tarifë fikse për shënim vërtetimi (pavarësisht nga vlera e veprimit juridik): 56,43 € (në lekë), në rastin e deklaratës së emrit: 79,57 € (në lekë).
Konfirmimet e kopjes me origjinalin: Tarifë fikse për shënim konfirmimi (pavarësisht nga numri i faqeve): 25,75 € (në lekë)
Aplikimi për dëshmi penaliteti: 34,07 Euro (në lekë)
Vërtetimet në çështje pensioni – në rast sigurimesh shtetërore - dhe vërtetimet për kalim–kufiri nuk kanë tarifa.
Tarifat përcaktohen në euro. Ambasada pranon vlerën përkatëse në Lek përllogaritur me kursin e këmbimit ditën e kërkesës dhe të rrumbullakosur matematikisht.