Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim punësimi për punonjësit e kualifikuar me Diplomë të formimit profesional sipas ligjit të ri për punonjësit e kualifikuar

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada  dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Informacion i rëndësishëm: çdo aktivitet si punonjës i kualifikuar kërkon ekzistencën e një kualifikimi të njohur në Gjermani. Në rastin e kualifikimeve profesionale, kjo është një çertifikatë njohje nga një autoritet gjerman. Nëse është evidentuar nga një autoritet gjerman që nuk jeni ende në gjendje të merrni njohje (Vërtetim i autoriteteve përkatëse gjermane, për orët praktike/ teorike që mungojnë, me qëllim që të arrihet njohja e diplomës në Gjermani.) sepse janë ende të nevojshme kriteret për ekuivalentimin,  ju lutemi referojuni fletës së informacionit "Masat për njohjen e kualifikimeve të huaja profesionale".

Nëse keni një diplomë universitare, fleta e informacionit  "Karta Blu e BE-së dhe Punonjës të kualifikuar" është e rëndësishme për Ju.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

4.Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni

Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për kualifikim (shkollë profesionale).

Dokumenti origjinal

5.Udhëzim sipas §18 kreu 2 pika 4a të Ligjit për të Huajtudhëzimin mund ta gjeni këtu

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

6.

Pashaporta e udhëtimit

Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

Si rregull pasaporta juaj qëndron gjatë kohës së rregullt të aplikimit 2 deri në 3 javë në sektorin e vizave.  Në rast se gjatë kësaj periudhe ju duhet, atëherë lajmëroni në momentin e aplikimit.

7.

Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë pune e nënshkruar

Origjinal edhe 1 kopje, ditën e aplikimit për vizë kontrata të mos jetë më e vjetër se 6 muaj si dhe të përmbajë të dhënat e mëposhtme:

  • Llojin e punës / Përshkrimi i profesionit
  • Periudha e punësimit
  • Paga mujore brutto ose paga mujore netto
  • Orët javore të punës
  • Pushimet vjetore

8.

Dëshmi kualifikimi

P.sh. diploma, dëshmi të njohurive gjuhësore (vecanërisht gjermanisht minimalisht në nivelin A2 ose anglisht nëse puna do të kryet në anglisht)

Shënim: diplomat shqiptare duhet të jenë të përkthyra në gjuhën gjermane  si dhe të përmbajnë vulën Apostile

9.

Çertifikatë mbi njohjen  e përfundimit të shkollës profesionale në Gjermani (për profesione të rregulluara me ligj) çertifikatë gjermane mbi lejen e ushtrimit të profesionit të caktuar në Gjermani

Informacionet i gjeni këtu: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/fachkraefte.php

10.

Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëm

Kjo dëshmi duhet të paraqitet, vetëm nëse prej kontratës së punës nuk rezulton se është punëdhënësi, ai që e merr përsipër siguracionin shëndetësor.

11.Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit

Aplikuesit, duke filluar nga 45 vjeç, duhet të kenë një pagesë mujore prej të paktën 4.152,50 euro bruto ose dëshmi të siguracionit të pensionit.

Ju lutemi vini re se nuk keni të drejtë ligjore për tu pajisur me vizë pune në Gjermani.

Pavarësisht nga kohëzgjatja e punësimit tuaj në Gjermani, vizat lëshohen për një periudhë 3 mujore dhe maksimalisht 6 mujore. Ju lutemi udhëtoni drejt  Gjermanisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kontaktoni autoritetin përgjegjës të migracionit, i cili do t'ju zgjasë lejen e qëndrimit dhe më pas do të jetë kontakti juaj për të gjitha çështjet në lidhje me ligjin e imigracionit.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.