Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim lidhje martese ose bashkëjetesë të regjistruar me qëndrim të vazhdueshëm   

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit me pasojë rezervimin e një date të re aplikimi.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

1 kopje, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

4.

Pashaporta e udhëtimit

Me të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

5.

Certifikatë lindjeje

Certifikata juaj e lindjes me vule apostile dhe përkthim në gjermanisht.

6.

Regjistrim i lidhjes martesore pranë një zyre gjermane të gjendjes civile

Ose

Vërtetim i një zyre gjermane të gjendjes civile për plotësimin e të gjitha kritereve për një lidhje martesore

Ju lutem mbani në konsideratë që gjithsesi vërtetimi i regjistrimit të lidhjes martesore pranë një zyre gjermane të gjendjes civile duhet të paraqitet maksimumi deri në lëshimin e vizës! E njëjta gje vlen edhe për përcaktimin e datës konkrete të lidhjes martesore!

7.

Pashaportë / kartë identiteti / leje qëndrimi e të fejuarit/ës në Gjermani

Nëse i fejuari / e fejuara nuk ka nënshtetësinë gjermane, atëherë duhet të paraqitet pashaporta e udhëtimit dhe leja e vlefshme e qëndrimit.

(Këtu mjafton të paraqisni 2 kopje)

8.

Dëshmi për vendbanimin nga Gjermania

Vërtetim për vendbanimin e të fejuarit /ës në Gjermani lëshuar përmes zyrës së regjistrimit (jo më herët se para 6 muajsh)

9.

Dëshmi për njohuritë e gjuhës gjermane

Njohuri të thjeshta mbi gjuhën gjermane mund të dëshmohen parimisht nga një certifikatë gjuhe në nivelin „Deutsch – A1“. Informacione më të hollësishme për këtë mund të gjeni në fletën e informacionit Dëshmi e njohurive të gjermanishtes në procesin e aplikimit për vizë.

Përjashtimet për paraqitjen e certifikatës së gjuhës A1 mund të gjenden në FAQ-të tona

10.Deklaratë me shkrim e të fejuarit / ës që banon në Gjermani sipas §§ 66-68 të Ligjit për të HuajtI fejuari / e fejuara duhet të deklarojë me shkrim se merr përsipër kostot që mund të lindin deri në momentin e lidhjes martesore në përputhje me §§ 66 – 68 të Ligjit për të Huajt.
9.Eventualisht  deklaratë formale garancie ose vërtetim page për tre muajt e fundit ose vërtetim aktual taksash i të fejuarit/ës që jeton në Gjermani

Nëse i fejuari / e fejuara juaj  në Gjermani nuk ka shtetësinë gjermane ai/ ajo  duhet të bashkangjisë një vërtetim për financa të mjaftueshme për jetesën e tij dhe të partnerit/

10.Eventualisht  kontratë qeraje e të fejuarit/ës që jeton në Gjermani

Nëse i fejuari / e fejuara juaj në Gjermani nuk ka nënshtetësinë gjermane, atëherë duhet të paraqitet një vërtetim për hapësirë të mjaftueshme banimi për vete dhe bashkëshortin/en apo partnerin/en.

11.Mundësisht siguracion shëndetësor

Dëshmi per siguracion shëndetësor nga një kompani e njohur sigurimesh e vlefshme deri në tre muaj nga dita e udhëtimit. Në rast se jeni i siguruar përmes familjarit  tuaj në Gjermani atëhere do të vlejë një vërtetim aktual nga kompania e sigurimeve gjermane ku të cilësohet që siguracioni është i vlefshëm që nga dita e parë e hyrjes në Gjermani. Polica e sigurimit duhet të paraqitet jo më vonë nga marrja e vendimit në lidhje me aplikimin Tuaj dhe lëshimit të vizës.

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada, si rregull, duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse për të huajt në Gjermani. Për këtë arsye procedurat zgjasin zakonisht 8 deri në 12 javë, në raste të veçanta edhe më gjatë. Ndaj lutemi për mirëkuptimin Tuaj për faktin që brenda 8 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.