Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim tërheqjen e bashkëshortit/es  ose partnerit /es

17.04.2024 -

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit me pasojë rezervimin e një date të re aplikimi.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

1 kopje, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

4.

Pashaporta e udhëtimit

Me të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

5.

Çertifikatë martese ose çertifikatë e bashkëjetesës së regjistruar në rast se partnerët janë të të njëjtës gjini

Origjinali i certifikatës së martesës ose i bashkëjetesës së regjistruar. Certifikatat që nuk janë hartuar në gjuhën gjermane dhe nuk lëshohen sipas një formulari ndërkombëtar duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostille. Përkthimi duhet të jetë i noterizuar.

Certifikatat shqiptare me formular ndërkombëtar NUK kanë nevojë të përkthehen, por duhet të pajisen me vulën Apostille.

6.

Pashaportë / kartë identiteti / leje qëndrimi e bashkëshortit/es ose e partnerit/es

Nëse bashkëshorti / partneri nuk ka nënshtetësinë gjermane, atëherë duhet të paraqiten si pashaporta e udhëtimit ashtu edhe leja e qëndrimit.

(Këtu mjafton të paraqisni 1 kopje)

7.

Dëshmi për vendbanimin nga Gjermania

Vërtetim vendbanimi (jo më i hershëm se 6 muaj)

8.

Dëshmi për njohuritë e gjuhës gjermane

Njohuri të thjeshta mbi gjuhën gjermane mund të dëshmohen parimisht nga një certifikatë gjuhe në nivelin „Deutsch – A1“.

Informacione më të hollësishme për këtë mund të gjeni në fletën e informacionit „Dëshmi e njohurive të gjermanishtes në procesin e aplikimit për vizë“.

Përjashtimet për paraqitjen e certifikatës së gjuhës A1 mund të gjenden në FAQ-të tona.

9.Mundësisht siguracion shëndetësor

Dëshmi per siguracion shëndetësor nga një kompani e njohur sigurimesh e vlefshme deri në tre muaj nga dita e udhëtimit. Në rast se jeni i siguruar përmes familjarit  tuaj në Gjermani atëhere do të vlejë një vërtetim aktual nga kompania e sigurimeve gjermane ku të cilësohet që siguracioni është i vlefshëm që nga dita e parë e hyrjes në Gjermani. Polica e sigurimit duhet të paraqitet jo më vonë nga marrja e vendimit në lidhje me aplikimin Tuaj dhe lëshimit të vizës.

Në rast tërheqje të gjithë familjes në një kontekst kohor (brenda 6 muajve nga hyrja në Gjermani të personit referues), kërkohen gjithashtu:

10.Vërtetim të ardhurash të mjaftueshme për jetesën në Gjermani për aplikuesin/en dhe bashkëshortin/en

Vërtetimet zyrtare të pagës për 3 muajt e fundit

Udhëzim: Paraqitja e këtyre vërtetimeve nuk është e nevojshme në rast se bashkëshorti/ja është gjerman/e

11.Vërtetim për hapësirë të mjaftueshme banimi

Kontratë qeraje e bashkëshortit/es që jeton në Gjermani

Udhëzim: Paraqitja e kontratës nuk është e nevojshme në rast se bashkëshorti/ja është gjerman/e

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada, si rregull, duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse për të huajt në Gjermani. Për këtë arsye procedurat zgjasin zakonisht 8 deri në 12 javë, në raste të veçanta edhe më gjatë. Ndaj lutemi për mirëkuptimin Tuaj për faktin që brenda 8 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.