Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Aplikim për vizë me qëllim tërheqjen e një fëmije minoren

17.04.2024 -

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit me pasojë rezervimin e një date të re aplikimi.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:

1.

Formularë aplikimi për vizë

1 kopje, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.

2.

Tarifa

Tarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.

3.

Fotografi pashaporte

2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)

4.

Pashaporta e udhëtimit

Me të paktën dy faqe bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

5.

Certifikatë lindjeje e fëmijës

Certifikata e lindjes së fëmijës në origjinal. Certifikatat që nuk janë hartuar në gjuhën gjermane  dhe nuk kanë format ndërkombëtar  duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostille / të legalizimit. Përkthimi gjithashtu duhet të noterizohet.

Certifikatat shqiptare me format ndërkombëtar NUK kanë nevojë për përkthim por vetëm për Apostile.

6.

Pashaportë gjermane/letërnjoftim/Leje qëndrimi e prindit që jeton në Gjermani

Nëse prindi përkatës nuk zotëron shtetësinë gjermane duhet të paraqiten pashapotra e udhëtimit së bashku me lejen e qëndrimit.

(Këtu mjafton të paraqisni 2 kopje)

7.

Dëshmi për vendbanimin nga Gjermania

Vërtetim vendbanimi (jo më i hershëm se 6 muaj)

8.

Dëshmi  e të drejtës së kujdestarisë / deklaratë dakordësi e prindit që mbetet në Shqipëri

Nëse fëmija nuk zhvendoset për banim njëkohësisht me të dy prindërit në Gjermani atëherë duhet të paraqitet një dëshmi për raportet ekzistuese të  kujdestarisë:

  1. Vendimi i divorcit, me të drejtën e kujdestarisë
  2. Certifikata e vdekjes së njërit prind
  3. Vendimi i gjykatës shqiptare për heqjen e plotë të kujdestarisë së njërit prind

Nëse të drejtën e kujdestarisë e kanë të dy prindërit dhe vetëm njëri prej tyre ka leje qëndrimiatëherë prindi që qëndron në Shqipëri mund të paraqesë një deklaratë noteriale, ku të shprehë dakordësinë e tij për zhvendosjen me banim në Gjermani të fëmijës dhe të autorizojë prindin që jeton në Gjermani me të drejtën e vendimmarrjes për të përditshem e fëmijës.

Kjo deklaratë nevjitet si dëshmi edhe në rastin a)

Certifikatat që nuk janë hartuar në gjuhën gjermane  dhe nuk kanë format ndërkombëtar  duhet të përkthehen dhe të pajisen me vulën apostille / të legalizimit. Përkthimi gjithashtu duhet të noterizohet.

9.Eventualisht dëshmi e  njohurive të gjermanishtes për fëmijët që kanë mbushur 16 vjec Në këtë rast përmes një dëshmie aktuale dhe të njohur zyrtarisht duhet të vërtetohen njohuri gjuhësore  të gjermanishtes në nivelin C1.

Përjashtimet për paraqitjen e certifikatës së gjuhës C1 mund të gjenden në FAQ-të tona.
10.Mundësisht siguracion shëndetësor

Dëshmi per siguracion shëndetësor nga një kompani e njohur sigurimesh e vlefshme deri në tre muaj nga dita e udhëtimit. Në rast se jeni i siguruar përmes familjarit  tuaj në Gjermani atëhere do të vlejë një vërtetim aktual nga kompania e sigurimeve gjermane ku të cilësohet që siguracioni është i vlefshëm që nga dita e parë e hyrjes në Gjermani. Polica e sigurimit duhet të paraqitet jo më vonë nga marrja e vendimit në lidhje me aplikimin Tuaj dhe lëshimit të vizës.

Në rast tërheqje të gjithë familjes në një kontekst kohor (brenda 6 muajve nga hyrja në Gjermani të personit referues), kërkohen gjithashtu:

11.Dëshmi për mjete financiare të mjaftueshme për sigurimin e jetesës për familjen

Vërtetime zyrtare të pagës së marrë në 3 muajt e fundit nga prindi që jeton në Gjermani.

12.Dëshmi për hapësirë të mjaftueshme banimi

Kontrata e qerasë e prindit që jeton në Gjermani

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada, si rregull, duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse për të huajt në Gjermani. Për këtë arsye procedurat zgjasin zakonisht 8 deri në 12 javë, në raste të veçanta edhe më gjatë. Ndaj lutemi për mirëkuptimin Tuaj për faktin që brenda 8 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.