Mirë se vini në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale

Aplikim për vizë me qëllim punësimi sipas Kreu II, paragrafi 26 (Punësim për profesionet e pakualifikuara)

Artikull

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve.

Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga Ambasada  dokumenta të caktuara të papërmendura më sipër.

Aplikimet e plotësuara në mënyrë të  mangët apo dokumentacioni  i paplotë mund të çojnë në refuzimin e aplikimit. Si pasojë do të nevojitet rezervimi i një date të re aplikimi përfshirë periudhat përkatëse të pritjes.

Në rast se Ju në 24 muaj e fundit përpara aplikimit për vizë  keni përfituar pagesa nga ligji i  përfitimeve për azilkërkuesit, ne ju këshillojmë të mos aplikoni për vizë.

Për aplikimin ju nevojitet dokumentacioni në formën e përshkruar më poshtë:
1.Formularë aplikimi për vizëNë gjermanisht ose anglisht, 1 copë, të plotësuara në mënyrë plotësisht të lexueshme, të nënshkruara personalisht.
2.TarifaTarifat dhe detyrimet duhet të paguhen kesh në monedhën shqiptare LEK. Tarifa  është 75,00 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.
3.Fotografi pashaporte2 fotografi identike biometrike për pashaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45x35 mm.
4.Deklaratë që përshkruan punën që do të kryeni ose një dokument përkatës të leshuar nga shërbimet elektronike të punëdhënësit nga agjencia federale e punës

Deklaratën e gjeni këtu. Kjo deklaratë është e detyrueshme që prej 1 prill 2020 për të gjitha fushat e punësimit, edhe për kualifikim (shkollë profesionale).

1 copë 

Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar në origjinal,  me një kopje (Dokumentet e kopjuara nuk duhet të jenë të kapura, apo të ngjitura!)
5.Pashaporta e udhëtimit

Të paktën dy fletë bosh. Lutemi mbani në konsideratë që afati i vlefshmërisë së pashaportës duhet të jetë 6 muaj më i gjatë se kohëzgjatja e vizës.

Si rregull pasaporta juaj qëndron gjatë kohës së rregullt të aplikimit 2 deri në 3 javë në sektorin e vizave.  Në rast se gjatë kësaj periudhe ju duhet, atëherë lajmëroni në momentin e aplikimit.

6.Miratimi paraprak nga Agjencia Federale e Punësimit. 
7.Ofertë konkrete e një vendi pune ose kontratë e punës

Ditën e aplikimit të vizës jo më e vjetër se 6 muaj dhe të përmbajë të dhënat e mëposhtme :

  • Llojin e punës  / Përcaktimin e profesionit
  • Kohëzgjatjen e punesimit
  • Pagesën  bruto në muaj ose pagesen brutto për orë/pune
  • Orët e punës  në javë
8.Udhëzim sipas §18 kreu 2 pika 4a të Ligjit për të Huajtudhëzimin mund ta gjeni këtu
9.Eventualisht dëshmi për një siguracion shëndetësor të mjaftueshëmKjo dëshmi kërkohet vetëm nëse hyrja në Gjermani do të bëhet para se të regjistroni vendbanimin në Gjermani dhe të filloni punësimin. Për më shumë detaje, ju lutemi lexoni fletën e informacionit.
10.Në rast se kërkohet: dëshmi të siguracionit të pensionit

Aplikantët që kanë mbushur moshën 45 vjeç duhet të paraqesin një kontrate me pagë mujore bruto me të paktën 4,647.50 € ose garanci të mjaftueshme të ardhurash për pension. 
Si garanci e mjaftueshme e të ardhurave për pension sipas ligjit për lejet e qëndrimit § 18 Paragrafi. 2 Pika, ligji § 1 paragrafi 2 mund të shërbejnë dokumentet e mëposhtme:

•    Dëshmi nga instituti i sigurimeve shoqerore ku tregohet mosha e daljes në pension dhe se sa do të jetë pagesa për pensionin. Një pasqyrë e kontributeve të paguara pa informacionin mbi përfitimet që priten nuk është e mjaftueshme.

•    Një dëshmi për sigurim pensioni privat – me kusht që të drejtat nga ky sigurim te ekzistojnë, d.m.th., kontributet përkatëse janë paguar në te shkuarën dhe kompania e sigurimeve konfirmon që lind e drejta për një pagesë mujore në formë pensioni. Gjithashtu duhet të përjashtohet mundësia që shuma e kërkuar mund të paguhet para moshës së pensionit. Lidhja e një kontrate të tillë pak kohe para aplikimit për vizë nuk është e mjaftueshme.

•    Dëshmi ne lidhje me prona (ekstrakt nga regjistri i kadastres, duke përfshirë një raport vlerësimi për pronën).

Udhëzim: Dokumentet do të merren në konsideratë për tu shqyrtuar vetëm nëse përmbajnë vlera monetare të mjaftueshme dhe paraqiten të përkthyera në gjuhën gjermane.

11. Vetëm për ndihmës infermierëCertifikatë e njohur për nivelin e gjermanishtesNjohuri të gjuhës gjermane Niveli B1 Certifikatë e njohur sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve  (KPERGJ).

Në rastin e aplikimit për vizë Ambasada duhet të përfshijë në procedurë zyrën përkatëse  në Gjermani. Në varësi të qëndrimeve të mëparëshme përgjigja mund të zgjasë disi. Ndaj lutemi që të aplikoni për vizë në kohën e duhur, sikundër edhe për për mirëkuptimin Tuaj që brenda 4 javëve të para, prej ditës së aplikimit, nuk mund t’u japim përgjigje pyetjeve lidhur me stadin aktual të procedurës.

Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.

lart