Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Fletë informacioni – aplikim për vizë për kërkim shkencor, shkencëtarë dhe lektorë

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht kritereve.

Në raste të veçanta, në një moment të dytë gjatë aplikimit ose procedurës së lëshimit të vizës, mund të kërkohen dokumente, që nuk përmenden në këtë fletë informacioni.

Formularë të plotësuar me mangësi ose dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e kërkesës. Pas kësaj për të lënë një takim të ri duhet të regjistroheni rishtas duke marrë në konsideratë kohën përkatëse të pritjes.

Në të tre kategoritë ju nevojiten këto dokumente aplikimi 
1.Formular aplikimi për vizë kombëtarëPlotësuar pa mangësi, me nënshkrim personal
2.TarifatTarifat dhe detyrimet duhen paguar në dorë në monedhën shqiptare LEK. Tarifa prej 75 eurosh do të mbahet në vlerën përkatëse të përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.
3.Fotografi për pasaportë2 fotografi biometrike për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, në përmasat 45 X 35 mm
4.Udhëzim sipas § 18 kreu 2 nr. 4a Ligji për të HuajtUdhëzimin e gjeni këtu.

Veç kësaj në varësi të adresatëve do të nevojiten edhe këto dokumente 
OSE

Personel shkencor (përfshirë lektorët) të shkollave të larta dhe institucioneve kërkimore dhe zhvillimore

Dokumentet e mëposhtme duhen dorëzuar gjatë aplikimit në origjinal së bashku me një fotokopje 

5.Deklaratë lidhur me marrëdhënien e punësimit ose dokumenti përkatës i printuar nga portali online i punëdhënësve të Agjencisë Federale të PunësDeklaratën e gjeni këtu.
6.Dëshmi për nivelin arsimor më të lartë të arritur (shkollë e mesme ose e lartë)

Diploma ose dëftesa

Informacion: dokumentet shqiptare duhet të paraqiten të përkthyera në gjermanisht dhe me vulë apostille

7.Kontrata e punës e nënshkruar

Paraqitet ditën e aplikimit në origjinal plus një fotokopje, nuk duhet të jetë më e vjetër se 6 muaj dhe të përmbajë këtë të dhëna:

- pagën bruto
- kohën javore të punës
- numrin e ditëve të pushimit
- vendin e punës

8.Dëshmi për Siguracion shëndetësor të mjaftueshëmKjo dëshmi duhet të paraqitet vetëm, nëse hyrja në shtetin gjerman kryhet përpara futjes në banesë dhe nisjes së marrëdhënies së punësimit. Për detaje të mëtejshme lexoni ju lutem fletën e informacionit.
9.Eventualisht dëshmi për mjete të mjaftueshme jetese

E nevojshme vetëm, nëse paga juaj bruto nuk arrin vlerën e 1.090 eurove në muaj.

Ju mund të hapni ndër të tjera një llogari bankare të bllokuar me shumën për të gjithë kohëqëndrimin ose të paraqisni një deklaratë garancie financiare.

OSE

Kërkues shkencorë sipas  §18d të Ligjit për të Huajt

Dokumentet e mëposhtme duhen dorëzuar gjatë aplikimit në origjinal së bashku me një fotokopje 

5.Kontrata e pranimitKontratën e gjeni këtu.
6.Dëshmi e një diplome të shkollës së lartë që mundëson aksesin në një program studimesh doktorature 

Diplomë apo dëftesë; zakonisht të paktën për nivelin Master.

Udhëzim: dokumentet shqiptare duhet të paraqiten të përkthyera në gjermanisht dhe me vulë apostille

7.Eventualisht garanci për marrjen përsipër të shpenzimeve 

Institucionet kërkimore, veprimtaria e të cilave në pjesën më të madhe të tyre nuk financohet nga buxheti i shtetit, duhet të deklarojnë me shkrim se marrin përsipër kostot, që u krijohen autoriteteve publike deri në gjashtë muaj pas përfundimit të kontratës së pranimit për

a)    shpenzimet e jetesës së shtetasit të huaj gjatë një qëndrimi të palejuar në një shtet anëtar të BE-së, dhe 

b)    dëbimin e shtetasit të huaj.

8.Dëshmi për Siguracion shëndetësor të mjaftueshëmKjo dëshmi duhet të paraqitet vetëm nëse hyrja në shtetin gjerman kryhet përpara futjes në banesë dhe nisjes së marrëdhënies së punësimit. Për detaje të mëtejshme lexoni ju lutem fletën e informacionit.

Ambasada duhet të përfshijë në procedurën e vizës autoritetin përgjegjës në Gjermani dhe kohëzgjatja e përgjigjes është në varësi të qëndrimeve të mëparshme. Për këtë arsye lutemi të aplikoni për vizë në kohën e duhur.

Ambasada lutet për mirëkuptim lidhur me faktin, që nuk mund t’u japë përgjigje pyetjeve rreth stadit të aplikimit në katër javët e para pas ditës së aplikimit.

Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.