Mirë se vini në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale
Fletë informacioni - aplikim për vizë për partneritet në njohjen e kualifikimit
Lexoni ju lutem me kujdes këtë fletë informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht kritereve.
Në raste të veçanta, në një moment të dytë gjatë aplikimit ose procedurës së lëshimit të vizës, mund të kërkohen dokumenta shtesë, që nuk përmenden në këtë fletë informacioni.
Formularë të plotësuar me mangësi ose dokumentacioni i paplotë mund të çojnë në refuzimin e kërkesës. Pas kësaj për të lënë një termin të ri duhet të regjistroheni rishtas duke marrë në konsideratë kohët përkatëse të pritjes.
| Për aplikimin ju nevojiten dokumentat e përshkruar më poshtë | ||
| 1. | Formular aplikimi për vizë kombëtarë | Plotësuar pa mangësi, me nënshkrim personal |
| 2. | Tarifat | Tarifat dhe detyrimet duhen paguar në dorë në monedhën shqiptare LEK. Tarifa prej 75 eurosh do të mbahet në vlerën përkatëse të përllogaritur me kursin aktual të këmbimit. |
| 3. | Fotografi për pasaportë | 2 fotografi biometrike për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, në përmasat 45 X 35 mm |
| Dokumentat e mëposhtme duhen dorëzuar gjatë aplikimit në origjinal së bashku me një fotokopje | ||
| 4. | Deklaratë lidhur me marrëdhënien e punësimit ose dokumenti përkatës i printuar nga portali online i punëdhënësve të Agjencisë Federale të Punës | Deklaratën e gjeni këtu. |
| 5. | Kualifikimi profesional me një formim profesional të paktën dyvjecar ose diplomë e shkollës së lartë | Diplomë ose dëftesë Udhëzim: Çertifikatat shqiptare duhet të jenë të pajisura me vulë apostile dhe të përkthyera në gjermanisht |
| 6. | Dëshmi, që kualifikimi profesional apo diploma e shkollës së lartë njihet prej shtetit, ku është përftuar. | Për informacione online shihni https://zab.kmk.org/de/dab Për vlerësimin e dokumentacionit në rastin e diplomës së shkollës së lartë shihni |
| 7. | Ofertë konkrete e vendit të punës ose kontrata e nënshkruar e punës | Në origjnal, plus një fotokopje.
|
| 8. | Marrëveshje për partneritet në njohjen e kualifikimit | Marrëveshja duhet të jetë e nënshkruar nga punëdhënësi dhe punëmarrësi dhe të përmbajë këto të dhëna:
|
| 9. | Shtojca A e Deklaratës për Marrëdhënien e Punësimit | Shtojcën A e gjeni këtu. (Nën seksionin B duhet zgjedhur alternativa e fundit dhe më pas duhet të plotësohen seksionet F, G dhe H.) |
| 10. | Dëshmi e njohur mbi njohuritë e gjuhës gjermane | Njohuri të gjuhës gjermane të nivelit A2 sipas Kuadrit Evropian të Referencës. Ndërsa në rastin e profesioneve të kujdesit social dhe të shëndetit nevojitet minimalisht niveli B1 |
| 11. | Dëshmi për Siguracion shëndetësor të mjaftueshëm | Kjo dëshmi duhet të paraqitet vetëm nëse hyrja në shtetin gjerman kryhet përpara futjes në banesë dhe nisjes së marrëdhënies së punësimit. Për detaje të mëtejshme lexoni ju lutem fletën e informacionit. |
Ambasada duhet të përfshijë në procedurën e vizës autoritetin përgjegjës në Gjermani dhe kohëzgjatja e përgjigjes është në varësi të qëndrimeve të mëparshme. Për këtë arsye lutemi të aplikoni për vizë në kohën e duhur.
Ambasada lutet për mirëkuptim lidhur me faktin, që nuk mund t’u japë përgjigje pyetjeve rreth stadit të aplikimit në katër javët e para pas ditës së aplikimit.
Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.