Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Rezervimi i takimit me qëllim aplikimin për vizë

Feiertage

Feiertage, © dpa

26.01.2024 -

Vizë për qëndrim afatshkurtër (viza Shengen)

Aplikuesit joshqiptarë, të cilët synonjnë një qëndrim më të shkurtër se 90 ditë në Gjermani ose në zonën Shengen, rezervojnë takimin e tyre përmes sistemit të rezervimit të takimit. Pas rezervimit në sistem Ju do të merrni një E-mail automatik me konfirmimin e takimit tuaj.

Vizë për qëndrime afatgjata (vize kombëtare)

Rezervimi direkt i takimeve

Në kategoritë

Ambasada ofron mundësinë e rezervimit direkt të takimeve. Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit.

Çdo aplikues duhet të regjistrohet vecmas për takim edhe fëmijët minoren që aplikojnë për bashkim familjar me prindërit duhet të regjistrohen.

Ju lutemi, rezervojeni takimin vetëm nëse dokumentacioni Juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë NUK do të pranohen.

Për studentët vlen: ju lutemi, rezervojeni takimin pasi të keni marrë lejen e pranimit nga universiteti dhe para fillimit te semestrit, minimumi 4 javë më herët.

Per aplikuesit e formimit profesional vlen: ju lutemi, rezervoni takimin të paktën 3 muaj para fillimit të shkolles profesionale, në të kundërt aplikimi juaj për vizë nuk mund të përpunohet.

Punonjësit e kualifikuar sipas ligjit për emigrimin e personave me profesioneve të kualifikuara dhe për individët, të cilët kanë mbaruar një shkollë profesionale jashtë shtetit (jo në Gjermani), mund ta rezervojnë takimin nëse kanë certifikaten gjermane per njohjen e shkollës profesionale ose dëshmine për orët e munguara të praktikës. Aplikuesit, të cilët nuk i permbushin kushtet paraprake të ligjit për emigrimin e profesioneve të kualifikuara nuk mund te aplikojnë për vizë në kategorinë FEG.

Punonjesit e kualifikuar të cilët kanë marrë aprovimin paraprak nga Zyra e të Huajve sipas ligjit§ 81a (procedurë e pershpejtuar për punonjës të kualifikuar) nuk mund të rezervojne një takim por mund të regjistrohen në listen e pritjes prë një takim.

Informacione më të detajuara në lidhje me ligjin për emigrimin e personave me profesioneve të kualifikuara mundeni ti gjeni këtu.

Regjistrimi për në listën e pritjes së takimeve për takimet e mëvonshme.

Në kategoritë

ju lutemi regjistrohuni në listën e pritjes për një takim.

Ju lutemi, regjistrohuni për lënien e një takimi vetëm nese dokumentacioni juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë NUK do të pranohen.

Punësim sipas Ligjit për Emigrimin e Punonjësve të Kualifikuar me miratim paraprak sipas §81a të Ligjit për të Huajt: Nëse brenda katër javësh pas regjistrimit tuaj në Ambasadë nuk ka mbërritur miratimi paraprak sipas §81a të Ligjit për të Huajt, atëherë regjistrimi juaj bllokohet automatikisht.

Udhëzime

Lutemi, të vini tek ne vetëm në rastin se jeni njoftuar nga Ambasada për takimin ose nëse keni konfirmimin që e keni rezervuar direkt vetë takimin.

Për të shmangur grumbullimet e njerëzve, ju lutemi te paraqiteni vetëm dhe në orarin e përcaktuar për takimin tuaj, kjo do të thotë as më herë as më vonë.

Përdorni adresën tuaj personale të E-Mailit dhe ruani të sigurta të dhënat hyrëse. Ambasada nuk  ndryshon asnjë të dhënë , nuk ndryshon as adresën e E-Mailit tuaj.

Për sigurinë tuaj Ju këshillojmë të mos pranoni shërbimet që ofrojnë ndërmjetësuesit për rezervimin e takimit dhe as adresën e tyre të E-Mailit.  Nëse ju e humbisni për ndonje nga arsyet e sipërpërmendura takimin tuaj, duheni ju të regjistroheni edhe një herë ose të rezervoni takim të ri.

Aplikuesit nuk do të lejohen të hynë në ambientet e ambasadës në rastet e paraqitjes pa takim, paraqitjes jashtë orarit të takimit të konfirmuar, regjistrim në kategorinë e gabuar si dhe në rastin e dorëzimit të dokumetacionit jo të plotë.

Ju lutemi, ta keni me patjetër pasaportën e udhëtimit me vete në takim, atë pasaportë të cilën keni përdorur për hedhjen e të dhënave në sistem. Nëse numri i pasaportës suaj nuk përket me atë që ju keni bërë rezervimin e takimit tuaj, nuk do të lejoheni të futeni për të aplikuar për vizë dhe duhet të rezervoni një takim të ri.

Nëse ju nuk mund të paraqiteni në takim, anulloni takimin menjëherë në linkun që keni në E-Mail, me qëllim që takimi të kalojë në dispozicion të aplikuesëve të tjerë. Takimet nuk mund të anullohen ditën e takimit apo më pas.

Punësim sipas ligjit §26 II  Rregullorja e Ballkanit Perëndimor, sipas procedurës pëzgjedhjes rastësore: të gjithë aplikuesit e përzgjedhur do të njoftohen me E-Mail nga ambasada. Të gjitha regjistrimet e tjera do të fshihen në fund të muajit. Nuk do të ketë asnjë njoftim të veçantë rreth fshirjes së regjistrimit.

Punësim sipas ligjit §26 II: regjistrimet e bëra para datës 01.01.2021 nuk do të merren më në konsideratë për dhënien e takimeve.

Rezervimi i takimit dhe regjistrimi

Nëse dëshironi në regjistroheni për një takim, ju lutem klikoni këtu:

Tema të tjera