Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Pyetje dhe përgjigje rreth vizave

FAQ

Këtu kemi listuar pyetjet që na janë drejtuar më shpesh, me qëllim për t‘ju ardhur sadopak në ndihmë.

FAQ

Koha e pritjes për një takim ndryshon sipas kategorisë. Të dhënat për kohën e pritjes sipas secilës kategori e gjeni këtu

Të gjitha informacionet mbi kohëzgjatjen e përpunimit të aplikimit i gjeni këtu

Ambasada pranon vetëm çertifikata të gjuhës nga Instituti Goethe, ÖSD, dhe nga TELC.

Çertifikatat e gjuhës TELC nga Vranje/ Serbi nuk pranohen më në ambasadë.

Më shumë informacione gjeni në Fletën informuese


Ligji parashikon përjashtimet e mëposhtme për të mos paraqitur dëshmi të aftësive bazë të gjuhës gjermane:

a) Përjashtimet që justifikohen nga aplikuesi janë:

  • nëse njohuritë e gjermanishtes janë të dukshme (= gjatë aplikimit në sportel bëhen të qarta  njohuritë e gjuhës gjermane)
  • për të diplomuarit  universitarë me një prognozë pozitive të punësimit dhe integrimit (kjo zakonisht ndodh shumë rrallë dhe gjithmonë kërkon konsultim me autoritetin përgjegjës të imigracionit)
  • nëse planifikohet vetëm një qëndrim i përkohshëm në Gjermani
  • kur të hyni përsëri në Gjermani, nëse aplikanti ka jetuar tashmë në Gjermani me një leje qëndrimi të përhershme sipas legjislacionit të qëndrimit
  • nëse ai / ajo nuk është në gjendje të mësojë një gjuhë të huaj për shkak të një sëmundje ose paaftësie të përhershme,  fizike, mendore ose emocionale.

b) Përjashtime, që bazohen mbi lejen e qëndrimit që zotëron personi i referencës në Gjermani:

  • Nëse bashkëshorti/ja që jeton në Gjermani ka shtetësinë e njërit prej shteteve të përmendura në § 41 të Urdhëresës për të Huajt apo që ka të drejtën e lëvizjes së lirë në Gjermani, pra është shtetas i një vendi anëtar të BE-së apo i vendeve të Zonës Ekonomike Evropiane Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtejnit apo shtetas i Zvicrës.
  • në rast bashkimi familjar me personin e referencës i cili disponon një vize apo leje qëndrimi sipas §18a),b),c),d),f) të Ligjit për të Huajt ose § 19 të Ligjit për të Huajt (Karta ICT), § 19b të Ligjit për të Huajt (Karta ICT e lëvizhshme), 19c(2) të Ligjit për të Huajt, 19c(4) të Ligjit për të Huajt,
  • në rast bashkimi familjar me personin e referencës i cili disponon një vizë ose leje qëndrimi sipas §19c (1) të Ligjit për të Huajt, gjithsesi kjo vlen vetëm në rastet, kur bëhet fjalë për një marrëdhënie punësimi në një pozicion përgjegjësi apo drejtuesi (Drejtor ekzekutiv i një sh.p.k.-je apo anëtar i bordit drejtues të një sh.a.-je), si specialist ndërmarrjeje, shkencëtar, shkencëtar hospitant, inxhinier apo teknik në ekipin kërkimor të një shkencëtari hospitant apo si mësimdhënës,
  • në rast bashkimi familjar me personin e referencës, i cili disponon një leje qëndrimi sipas §21 të Ligjit për të Huajt.

    Rastet përjashtimore të mësipërme vlejnë si për bashkëshortin/en që aplikon për bashkim familjar, ashtu edhe për fëmijët mbi moshën 16 vjeç, të cilët aplikojnë për bashkim familjar.
  • Në rastin e bashkimit familjar me një person, i cili gëzon të drejtë mbrojtjeje nga shteti gjerman dhe nëse martesa ka ekzistuar, në momentin, kur personi i referencës është zhvendosur për të jetuar në Gjermani.

Vini re: Për rastet e bashkimit familjar me personin e referencës, i cili disponon një vizë apo leje qëndrimi sipas §19c (1) kombinuar me §26 II të Rregullores së Punësimit (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor, punësime për të pakualifikuar) NUK ka përjashtime. Në këto raste është e nevojshme dëshmia e gjuhës.

Ekziston gjithashtu edhe një përjashtim nëse, për shkak të rrethanave të veçanta të çështjes individuale, nuk është e mundur ose e arsyeshme që bashkëshorti të bëjë përpjekje për të marrë njohuritë bazë të gjuhës gjermane para se të hyjë në vend.

Kjo veçanërisht nëse kurset e gjuhës nuk ofrohen përgjithmonë në vendin përkatës ose nëse ndjekja e tyre përfshin një rrezik të lartë sigurie dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër premtuese (p.sh. përmes librave ose në internet) për përvetësimin  dhe pajisen me certificate të gjuhës.

Nëse mendoni se një nga përjashtimet e lartpërmendura vlen për ju, duhet të provoni ekzistencën e arsyes përkatëse për këtë përjashtim kur të dorëzoni aplikimin.

Nëse nuk jeni i sigurt nëse një nga përjashtimet vlen për ju ose cilat dëshmi kërkohen, mund të pyesni për këtë duke dërguar një përshkrim të rrethanave në visa@tira.diplo.de.

Ligji për emigrimin e punonjësve të kualifikuar synon emigrimin nga vendet e treta të individëve me profesione të kualifikuara. Qëllimi është, të afrojmë vetëm profesionistët (profesionet e kualifikuara) për të cilët tregu jonë ka mungesa dhe ka kërkesa urgjente për të plotësuar stafin. Këta janë të diplomuarit nga universitetet si dhe individët me formim profesional të kualifikuar.

Punonjës të kualifikuar sipas ligjit për emigrimin e punonjësve të kualifikuar, janë shtetasit e vëndeve të treta të cilët:

  • zotërojnë një shkollë profesionale ose kualifikim gjerman, ose shkollë profesionale ose kualifikim të vendit të tyre por që është e barasvlefshme me një shkollë profesionale ose kualifikim gjerman.
  • zotërojnë një diplomë universitare gjermane, ose një diplomë të huaj të njohur ose një diplomë universitare të huaj të barasvlefshme me një diplomë universitare gjermane.

Më shumë informacione rreth mundësisë së njohjes së diplomave të huaja, gjeni këtu.

Jo. Ligji për emigrimin e punonjësve të kualifikuar e thotë shumë qartë që përpara udhëtimit, diploma e shtetasit duhet të kalojë procesin e njohjes dhe të njehsimit. Përjashtim bëjnë vetëm specialistët e teknologjisë së informacionit (IT), të cilët zotërojnë të paktën 3 vite përvojë pune dhe pagesën mujore mbi 4.020 euro në muaj, dhe bazuar në marrëveshjen e Zyrës së Punës në Gjermani, edhe ata aplikues, për të cilët Zyra e Punës në Gjermani vërteton njohuritë e tyre dhe vendos se për cilat trajnime kanë nevojë ata me qëllim për të bërë të njohur kualifikimin e tyre. Pagesa mujore minimale ndryshon dhe përshtatet çdo vit.

Po, do të ketë një kufizim për individët duke filluar nga mosha 45 vjeç. Me qëllim që të marrin aprovimin nga Zyra e Punës, këta individë duhet të zotërojnë një kontratë punë me pagën mujore (brutto) minimale prej 4.152,50 Euro. Kjo është e vlefshme për të gjithë personat që aplikojnë për një vizë punësimi, që do të thotë, edhe për punonjësit e kualifikuar sipas Ligjit për emigrimin e punonjësve të kualifikuar, edhe për punonjësit e pakualifikuar sipas Paragrafi 26 Kreu II i Ligjit për punësimin e të huajve.

Qëndrimi pa vizë shengen mund të përdoret vetëm për qëllime turistike, vizita ose udhëtime biznesi. Gjatë kësaj kohe, çdo marrëdhënie pune është e paligjshme. Individët që nuk i përmbahen këtij rregulli, do të përballen me gjoba të larta dhe procese gjyqësore. Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët shqiptarë, të cilëve u lejohet të punojnë maksimumi 90 ditë brënda 12 muajve, punë sezonale për të cilat ndërmjetëson Zyra e Punës në Gjermani.

Të gjitha dokumentat duhet të paraqiten në origjinal dhe me 2 kopje. Dokumentat origjinale do t‘ju kthehen mbrapsht pas aplikimit.

Jo, nëse keni pyetje, ju lutemi lexoni me kujdes informacionet që ndodhen në faqen tonë të internetit. Nëse pas kësaj keni ende pyetje, ju lutemi, shkruani një email në adresën visa@tira.diplo.de

Ju mund ti dërgoni dokumentat që mungonin gjatë aplikimit, brenda afatit që ju është dhënë në sportel, me postë ose duke i hedhur në kutinë postare të sektorit të vizave. Ju lutemi, kujdesuni që të vendosni në zarf dokumentin origjinal dhe 2 kopje. Dokumentat të cilat nuk ju janë kërkuar në origjinal, mund ti dërgoni me email në adresën: nachreichungen@tira.diplo.de

Jo, në sektorin e vizave ambasada nuk bashkëpunon me asnjë  agjensi udhëtimi, agjensi ndërmjetësimi apo notere. Madje ne ju këshillojmë të mos i pranoni shërbimet që ju ofrojnë agjensi apo individë të dyshimtë. Ju mund ti plotësoni vetë të gjithë formularët e ambasadës dhe mund të rezervoni vet takimin.

Pasaporta juaj mund të merret nga një person i autorizuar. Një shembull-prokur mund ta gjeni këtu. Prokura duhet të nënshkruhet nga vetë aplikanti dhe më pas të vërtetohet nga një noter. Në rastin e fëmijëve, prokura duhet të nënshkruhet nga të dy prindërit dhe të vërtetohet nga noteri.

Dëshirojmë të theksojmë sa vijon:

Sipas nenit 5, Paragrafi 2, nr.1 i ligjit të qëndrimit, të huajt duhet të hyjnë në Gjermani me vizën e duhur.

Kjo do të thotë që nëse aplikanti aktualisht qëndron në Gjermani pa vizë, një hyrje me vizë kombëtare është e nevojshme për të justifikuar një qëndrim afatgjatë.

Zyra e të huajve mund të refuzojnë lëshimin e lejes së qëndrimit për shkak të mungesës së provës së hyrjes pas lëshimit të vizës ose ti kërkojnë aplikantit të largohet fillimisht nga vendi nëse hyrja nuk ka ndodhur pas lëshimit të vizës.

Ambasada nuk mund t’ju tregojë nëse ju keni një ndalim-hyrje dhe as nuk mund t’ju ndihmojë për ta hequr.

Informacione për procedurën e saktë që duhet të ndiqni e gjeni këtu

Siguracioni shëndetsor duhet të mbulojë shumën prej 30.000 euro dhe të plotësojë kriteret e qëndrimit tuaj. Për më shumë, lexoni fletën informuese .

Të gjitha informacionet lidhur me këtë temë i gjeni këtu.

I sugjerojmë aplikuesve tanë të hapin një llogari të bllokuar në një nga bankat ofruese që gjenden në faqen tonë të internetit, për shkak se këto njihen edhe prej Zyres së të Huajve në Gjermani.

Kontrata nuk duhet të jetë më e vjetër se 6 muaj dhe duhet të përmbajë të dhënat që kërkohen në fletën informuese (përcaktimin e punës, veprimtarinë, orët javore të punës, pagesa mujore në bruto si dhe kohëzgjatjen e punësimit).

Ju mund të vini në sektorin e vizave dhe ta tërhiqni pasaportën tuaj brënda orarit të caktuar

Dokumentat ndryshojnë sipas qëllimit të qëndrimit në Gjermani. Ka disa kategori vizash.

Ju lutem lexoni informacionet në fletën informuese përkatëse.

Rezervimin/ regjistrimin e takimit mund ta kryeni duke klikuar në linkun

Ju lutemi drejtoni pyetjet tuaja në adresën e email-it: visa@tira.diplo.de

Ju lutemi mos pyesni për gjendjen e dosjes tuaj në 12 javët e para të aplikimit.

Nëse jeni paraqitur në ambasadë dhe keni aplikuar personalisht, kur të kërkoni informacion rreth aplikimit tuaj (email/post), ju lutem përfshini këto të dhëna:

  • numrin 6-shifror të aplikimit
  • emër, mbiemër
  • datëlindjen dhe
  • vendlindjen

 Nëse këto të dhëna nuk gjenden në pyetjen tuaj, atëherë pyetja juaj nuk do të merret në konsideratë dhe ju duhet të prisni përpunimin e aplikimit për një kohë të gjatë.

Nëse jeni regjistruar për takim por akoma nuk keni aplikuar në sportelet e sektorit të vizave në ambasadë, kur të kërkoni informacion (email/post), ju lutem përfshini këto të dhëna:

  • numrin e regjistrimit
  • emër, mbiemër
  • datëlindjen dhe vendlindjen
  • numrin e pasaportës

Nëse këto të dhëna nuk gjenden në pyetjen tuaj, atëherë pyetja juaj nuk do të merret në konsideratë.

Për shkak të kërkesave të larta dhe orareve të ngjeshura, nuk është e mundur të shtyhen takimet për një datë dhe orë tjetër. Në rast se nuk jeni paraqitur ditën e takimit tuaj, atëherë duhet të regjistroheni për një takim të ri.

Ju mund të bëni një ankimim, që do të thotë të kundërshtoni vendimin e ambasadës. Të gjitha informacionet lidhur me këtë vendim mund ti gjëni këtu .