Shënim i rëndësishëm: Heqja e procedurës së ankimimit duke nisur nga dt. 01 korrik 2025 - Link
.
Përmbledhje e pikave më të rëndësishme:
- Procedura e ankimimit - e lejuar deri më tani me vullnet të lirë - që prej datës 01.07.2025 u hoq në mbarë botën, me qëllim që të mund të shqyrtohet një numër më i madh aplikimesh për vizë dhe të reduktohen kohët e pritjes për vendimet lidhur me lëshimin e vizave.
- Nëse aplikimi juaj për vizë është refuzuar pas dt. 30.06.2025, jeni të lutur të hiqni dorë nga bërja e kërkesë-ankesave pranë ambasadës. Ambsada nuk do të përpunojë më të tilla kërksë-ankesa.
- Ju mund të procedoni ligjërisht kundër refuzimit të aplikimit tuaj për vizë, duke ngritur padi pranë Gjykatës Administrative në Berlin (Gjermani). Kjo duhet bërë në gjuhën gjermane dhe është e lidhur me shpenzime gjyqësore.
- Tani është më e rëdësishme se kurrë: ulni rrezikun e refuzimit, duke e dorëzuar dokumentacionin të plotë që në fillim. Nëse Zyra e Vizave kërkon plotësimin e tij, atëherë jeni të lutur t’i dorëzoni ato në kohën e duhur.
- Natyrisht edhe pas marrjes së një refuzimi ju vazhdoni të keni mundësinë e dorëzimit të një aplikimi të ri për vizë.