Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Vizë për bashkim familjar

Père, mère, fille et fils devant un canapé

Une famille avec deux enfants, © Colourbox

14.11.2023 -

Udhëzime të përgjithshme

Si nënshtetas shqiptar, për tu bashkuar me një pjestar të familjes tuaj që jeton në Gjermani, ju keni nevojë për vizë. Viza ju lejon të hyni në shtetin gjerman dhe nëse plotësohen të gjitha kërkesat në Gjermani, ajo pasohet nga leja e qëndrimit që përputhet me qëllimin e qëndrimit tuaj atje.

Marrja e lejes së qëndrimit direkt në Gjermani nuk është e mundur.

Dhënia e takimit

Ju lutemi, regjistrohuni në sistemin e dhënies së takimeve me qëllim që t‘ju caktohet një takim për të aplikuar për vizë. Pa pasur një takim, ju nuk ju lejohet hyrja në sektorin e vizave. Informacionet për kohën e pritjes i gjeni këtu.

Formularët e aplikimit

Ju lutemi të sillni me vete në sektorin e vizave ditën e aplikimit, formularët e aplikimit të plotësuar dhe deklaratën shtesë.

Formulari i aplikimit

Deklarata shtesë

Procedura e aplikimit

Ambasada pranon vetëm aplikimet që plotësojnë dokumentacionin e plotë. Personat, të cilët ditën e takimit nuk paraqesin në sektorin e vizave të gjitha dokumentat e kërkuara nga ne dhe të listuara në fletën informuese, nuk do të pranohen.

Informacione më të detajuara për procedurën e aplikimit dhe kohëzgjatjen e përpunimit të dosjes i gjeni këtu.

Ju lutemi, kurseni pyetjet për gjendjen e aplikimit tuaj në 12 javët e para të aplikimit, pasi kohezgjatja e përpunimit të dosjes shkon deri në 3 muaj.

Fletë informuese për vizë për bashkim familjar