Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

25.10.: Festoni gjuhën gjermane me muzikë

Koncert RTSH

Koncert RTSH, © RTSh

Festoni gjuhën gjermane me muzikë

25.10.2024, ora 19:00
Salla e Koncerteve, Universiteti i Arteve në Tiranë

Ju ftojmë përzemërsisht në një koncert special të mbështetur nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri dhe Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.

Nën drejtimin e dirigjentit të njohur zviceran Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do t'ju çojë në një rrugëtim muzikor me vepra të Andrea Scartazzini, Gustav Mahler dhe Pablo Ortiz. Ky event i jashtëzakonshëm, që nxjerr në pah bukurinë e gjuhës gjermane, përfshin edhe një performancë mbresëlënëse të sopranos shqiptare Enida Lacka.

Përfitoni nga kjo mundësi e mrekullueshme për të përjetuar gjuhën gjermane përmes magjisë së muzikës.