Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Fjala përshëndetëse e Ambasadorit Zingraf me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë

Botschaft

Botschaft Tirana, © Botschaft Tirana

03.10.2022 -

Shumë i nderuar zoti President,
Shumë e nderuar zonja Kryetare e Parlamentit,
Shumë i nderuar zonja Zv.Kryeministre,
Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj ministra,
Shumë i nderuar z. Kryetar i Bashkisë,
Shumë të nderuar deputetë te Parlamentit shqiptar,
Dear colleagues of the diplomatic community,
Liebe deutsche Landsleute,
Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të dashur të ftuar,

Bashkëshortja ime dhe unë jemi shumë të gëzuar të mund t'ju përshëndesim këtu në kopshtin tonë. Mirëseerdhët përzemërsisht! Dy herë rresht, në vitin 2020 dhe 2021 festa nuk u realizua për shkak të epidemisë së koronës, dhe tani, më në fund kemi mundësinë t'ju përshëndesim sërish në këtë tokë historike. Këtu u zhvillua drama e refugjatëve të ambasadës në korrik të vitit 1990; ceremoninë festive të 30-vjetorit mundëm ta bënim vetëm në internet. Prej fundit të regjimit dhe izolimit të Shqipërisë së asaj kohe dhe deri më sot ka qenë një rrugë e gjatë. Para pak kohësh festuam hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian – një hap i madh për Shqipërinë!

Por sot festojmë Ditën e Bashkimit të Gjermanisë. Rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989 ishte kumti i një epoke të re për Gjermaninë dhe Evropën, ndarja ishte kapërcyer, e tërë Evropa po ndryshonte, e po kështu edhe Shqipëria e izoluar nuk mund të qëndronte më gjatë e veçuar. Askush nuk e kishte paraparë, se sa shpejt do të vinin këto ndryshime. Por në retrospektivë mund të shquajmë disa zhvillime të rëndësishme paraprirëse, elementi lidhës i të cilave është fakti, që njerëzit dolën në rrugë për lirinë e tyre duke marrë përsipër rreziqet. Përmend këtu për shembull lëvizjen Solidarność dhe Tryezën e Rrumbullakët në Poloni, protestat demonstrative në RDGj, veç anërisht ato të tetorit të vitit 1989 në Lajpcig, si dhe dhe mijëra qytetarët e RDGj-së që u arratisën prej andej përmes ambasadave të Republikës Federale të Gjermanisë në Varshavë dhe Pragë.

Rënia e Perdes së Hekurt u duk se solli përfundimisht paqen në Evropë. Por luftrat e përgjakshme në ish-Jugosllavi na treguan se fantazmat e historisë vazhdonin të ishin aty. Republika e re Federale duhej të mësonte se për mbrojtjen e lirisë dhe pen-gimin e vrasjeve masive mund të jetë i nevojshëm edhe për-dorimi i armëve dhe ushtarëve jashtë vendit, gjë që pas mizori-ve të Luftës së Dytë Botërore kishte qenë tabu për shumë dekada. Dhe ja, këtë vit Evropën e përfshiu sërish lufta, sulmi bru-tal rus kundër Ukrainës na tregoi që për vlerat themelore, për lirinë, paqen dhe demokracinë duhet të luftojmë së bashku. Në këtë përpjekje të përbashkët Shqipëria ka dëshmuar të jetë një partner i mirë i Bashkimit Evropian dhe Nato-s. Dhe ka marrë përsipër përgjegjësi në mënyrë shembullore në Këshillin e Sigu-risë të Kombeve të Bashkuara.

Nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në në muajin korrik hap një rrugë të re të Shqipërisë drejt BE-së. Kjo do të rezervojë disa sfida dhe do të kërkojë hapa të guximshëm. Gjerma-nia si pjesë e skuadrës së Evropës – BE dhe shtetet anëtare - mbetet në këtë kontekst një partner i besueshëm i Shqipërisë. Në kuadër të Bashkëpunimit për Zhvillim objektivi ynë mbetet përmirësimi i kushteve të jetesës për njerëzit këtu dhe krijimi i mundësisve pikërisht për të rinjtë: Nga programet e ograniza-tave tona zbatuese GIZ dhe KfW po përmend në mënyrë të veçantë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe biznesit, përfshirë këtu startup-et, arsimin profesional dual, përmirësimin e strukturave në hapësirat rurale, furnizimin me ujë dhe energji.

Rruga e mëtejshme e reformave dhe shpejtësia e bisedimeve të anëtarësimit, përmirësimi i kushteve të punës dhe jetesës janë në dorën e vetë institucioneve shqiptare dhe të të gjithë shoqërisë. Në këtë kuptim bisedimet e anëtarësimit do të duhet të jenë një instrument i transferimit të dijes dhe ekspertizës si dhe i zbatimit të reformave në rrugën drejt standardeve të BE-së. Po përdor këtu një formulim të qeverisë shqiptare duke i kërkuar, që ta shndërrojë këtë në prioritet absolut. Vijimi i re-formave të nevojshme, veçanërisht në sektorët e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është kusht paraprakt për këtë qëllim.

Një pjesë tradicionale e prezencës sonë në këtë vend të bukur janë javët e kulturës gjermane, „Tetori Gjerman“. Edhe këtë vit dëshirojmë t’u ofrojmë të gjithë miqve të kulturës një program të larmishëm. Motoja titullohet „Lichtblicke – Përndritje“. Veçanërisht nisur nga pamjet e tmerrshme të luftës kultura mund të ofrojë qëndresë dhe shpresë si dhe të hapë perspe-ktiva të reja. Programin e gjeni nën linkun www.tetori-gjerman.com ose mund të shkarkoni aplikacionin dhe të qëndroni gjithmonë të informuar me stadin më të fundit.

I will now welcome the German and German speaking guests in my native language.

Liebe deutsche Gäste, meine Frau und ich freuen uns ganz besonders, Sie nach zwei Jahren Pause wieder hier begrüßen zu können. Sie arbeiten hier in verschiedenen Bereichen und begleiten die komplexen albanischen Transformationsprozesse. Aus den Erfahrungen der deutschen Einheit wissen wir, wie viel Zeit es erfordert, die Lebensbedingungen in beiden Teilen Deutschlands anzugleichen. Dies gibt uns hoffentlich die Gabe, den albanischen Weg aufmerksam und wo nötig geduldig, aber auch fordernd, zu unterstützen.
Besonders erwähnen möchte ich mein Botschaftsteam. Und das sind die albanischen wie die deutschen Kolleginnen und Kollegen: ganz herzlichen Dank an Sie alle auch im Namen meiner Frau für die großartige Zusammenarbeit auch in schwierigen Covid-Zeiten!

Të dashur të ftuar, tani dëshiroj të ngremë një dolli për Shqipërinë dhe miqësinë gjermano-shqiptare. Dhe pas saj uroj për të gjithë ju një mbrëmje të bukur dhe pres me gëzim bisedat dhe takimet me ju.

Ju lutem ngrini gotën tuaj me ne: t'i trokasim për mirëqenien, lumturinë dhe shëndetin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj, si dhe ato të të gjithë vendit e njerëzve të tij.

Gёzuar!