Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Vizë për punësim
Работники разных профессий, © colourbox.de
Udhëzime të përgjithshme
Si nënshtetas shqiptarë, për tu punësuar në Gjermani ju keni nevojë për vizë. Viza ju lejon të hyni në shtetin gjerman dhe nëse plotësohen të gjitha kërkesat në Gjermani ajo pasohet nga leja e qëndrimit që korrespondon me qëllimin e qëndrimit tuaj atje.
Ju nuk lejoheni të punoni në Gjermani pa vizë.
Këtu do të gjeni informacione lidhur me kategoritë e mëposhtme:
- Karta e mundësive
- Au-Pair (babysitter/dado)
- Karta Blu BE/Aplitantë me kualifikim të lartë
- Punësim sipas Kreu II, paragrafi 26 (Punësim për profesionet e pakualifikuara)
- shofer profesionist
- Infermierë (edhe për ndihmës-infermierë me leje gjermane për ushtrimin e profesionit)
- Punonjës i kualifikuar sipas ligjit për imigrimin e punonjësve të kualifikuar (FEG)
- Vit social-vullnetar (Punë vullnetare)
- Aktivitet privat (Vetpunësim)
Ne momentin e aplikimit duhet të paraqisni nga ky moment GJITHMONE deklaratën qe pershkruan punën qe do beni (përvec në kategorinë "Kërkimi i një vendi pune"). Ju lutemi, kini parasysh, që të gjitha pikat në formular duhet të jenë të plotësuara, në rast të kundërt aplikimi për vizë nuk mund të përpunohet.
Për ushtrimin e një veprimtarie si shofer (edhe korrier, postier etj) kërkohet deklaratë shtesë nga punëdhënësi në lidhje me vlefshmërinë e patentës. Ju lutemi vini re kërkesat e reja në fletën tonë të informacionit.
Ju lutemi, kini parasysh që vetëm individët të cilët kanë një diplomë që u njihet në Gjermani, mund të aplikojnë për "Karten Blu e BE/Aplikantë me kualifikim të lartë" ose "Kërkimi i një vendi pune". Informacione më të detajuara i gjeni në fletën informuese përkatëse.
Punonjesit e kualifikuar sipas Ligjit për Migracionin e Punëtorëve të Kualifikuar perfshihen vetem ato, te cilat kanë një kualifikim profesional të njohur në Gjermani ose një diplomë universitare të njohur në Gjermani. Dëshmia e njohjes duhet të dorëzohet në momentin e aplikimit, përndryshe ambasada nuk do ta pranojë aplikimin. Informacion për njohjen e kualifikimeve të huaja arsimore mund të gjenden në: www.anerkennung-in-deutschland.de
Udhëzim për aplikuesit duke filluar nga mosha 45 vjeç: Për tu pajisur më një vizë punësimi, që nga 01.01.2024 duhet të kenë një kontratë pune me pagën mujore (brutto) prej të paktën 4.152,50- Euro. Kjo është e vlefshme për të gjitha llojet e punësimit, gjithashtu edhe për punonjësit e kualifikuar dhe ndihmës infermierët sipas Paragrafi 26 Kreu II i Ligjit për punësimin e të huajve.
Dhënia e takimit
Informacioni për rezervimin e takimeve direkt ose regjistrimin në listën e pritjes së takimeve mund të gjendet këtu.
Formularët e aplikimit
Ju lutemi, sillni me vete në sektorin e vizave ditën e aplikimit formularët e aplikimit të plotësuar si dhe deklaratën shtesë .
Procedura e aplikimit
Në sektorin e punësimit, ambasada pranon vetëm aplikimet që plotësojnë dokumentacionin e plotë. Personat, të cilët ditën e takimit, nuk paraqesin në sektorin e vizave të gjitha dokumentat e kërkuara nga ne dhe të listuara në fletën informuese, nuk do të pranohen dhe duhet të regjistrohen përsëri për një takim të ri.
Informacione më të detajuara për procedurën e aplikimit dhe kohëzgjatjen e përpunimit të dosjes i gjeni këtu.
Fletë informuese për kategori të ndryshme të punësimit
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…
Aplikim për vizë për Kartën e Mundësive (me qëllim kërkim pune deri në 12 muaj)
Kjo fletë informuese është e vlefshme për: - Mjekët që kanë leje të ushtrimit të profesionit (Berufserlaubnis), që kane garanci te marrjes se lejes së ushtrimit të profesionit (Zusicherung), ose që…
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…
Aplikim për vizë me qëllim punësimi (Karta Blu e BE-së dhe aplikantë me kualifikim të lartë)
Kjo fletë informacioni NUK VLEN si informacion për qëllimet e mëposhtme të aplikimit:Punë e kualifikuar në fushen e infermieristikësKërkim vendi puneTe kualifikuar te larte / Karta Blu BEFormim…
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…
Informacion i rëndësishëm: çdo aktivitet si punonjës i kualifikuar kërkon ekzistencën e një kualifikimi të njohur në Gjermani. Në rastin e kualifikimeve profesionale, kjo është një certifikatë njohje…
Aplikim për vizë me qëllim njohjen e diplomës së lëshuar jashtë Gjermanisë
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe respektoni saktësisht kërkesat. Aplikimet e plotësuara në mënyrë të mangët apo dokumentacioni i paplotë mund të…
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…
Aplikim për vizë punësimi në sektorin e kujdesit infermieror në Gjermani
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…
Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…
Në momentin e lëshimit të vizës kombëtare është e mjaftueshme të paraqitet dëshmia e një siguracioni shëndetësor gjatë udhëtimit sipas kritereve të mëposhtme të Schengen-it:Polica e sigurisë duhet të…
Dëshmi për siguracion shëndetësor të mjaftueshëm në rast vizash kombëtare
Gjatë aplikimit për vizë për një tërësi qëllimesh të ndryshme (ndër të tjera për tëheqjen e bashkëshortit/es, të fëmijës nisur nga 16 vjec, punësim në profesione të mjekësisë, Au-Pair) aplikuesit duhet…