Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ecuria e procesit të aplikimit në sektorin e vizave

يد موضوعة على جهاز قراءة بوسعه رفع بصمات أربعة أصابع بشكل متواز.

رفع بصمات الأصابع من أجل التأشيرة, © حقوق النشر: dpa

12.03.2020 -

Përgatitja e aplikimeve për vizë

VIDEX Formulari i aplikimit për vizë shengen

PDF Formulari i aplikimit për vizë shenge


VIDEX Formulari i aplikimit për vizë kombëtare

PDF Formulari i aplikimit për vizë kombëtare

Formularët e palexueshëm ose të paplotësuar nuk do të pranohen në sektorin e vizave.

Lexoni me kujdes fletën informuese që i përket aplikimit tuaj dhe përgatisni të gjitha dokumentat e nevojshme që listohen atje PARA se të aplikoni për vizë.

Paraqitja në sektorin e vizave

Ju do të merrni me email konfirmimin e takimit tuaj. Ju lutemi, printojeni email-in konfirmues dhe paraqiteni tek hyrja ditën e takimit.

Ju duhet të paraqiteni personalisht ditën e takimit. Edhe individët nën 18 vjeç, pavarësisht moshës së tyre, të gjithë duhet të jenë të pranishëm në sektorin e vizave ditën e aplikimit.

Nëse ju paraqiteni pa pasur një takim të konfirmuar apo me dokumenta të paplota, asnjë individi nuk do ti lejohet hyrja në sektorin e vizave.

Ju lutemi, ditën e takimit sillni me vete pasaportën me të cilën jeni regjistruar në sistem. Në rast se ditën e aplikimit numri i pasaportës nuk është i njëjtë me numrin e pasaportës që keni dhënë kur jeni regjistruar për takim, ju nuk do të lejoheni të hyni në sektorin e vizave dhe në këtë rast duhet të regjistroheni për një takim të ri.

Aplikimi në sektorin e vizave

Për të aplikuar është e domosdoshme që të gjitha dokumentat e listuara ne fletën informuese, të paraqiten në origjinal dhe me 2 kopje.

Mungesa e dokumentave mund të jetë shkak që ju të refuzoheni jashtë, në sportel, ose t‘ju refuzohet viza.

Ju lutemi, vendosini dokumentat sipas radhës si tek fleta informuese.

Punonjësit dhe punonjëset e sektorit të vizave do të marrin aplikimin tuaj dhe do të hedhin të dhënat tuaja në sistem. Ju do të paguani në sportel tarifën e vizës në monedhën shqiptare Lekë (JO në Euro). Ambasada pranon tarifën e vizës vetëm në Lekë në dorë. Ju lutemi të keni fiks shumën e kërkuar, pasi jo gjithmonë mund të kemi në dispozicion monedha për të kthyer kusurin.

Pagesa me kartë fatkeqësisht nuk është e mundur.

Tarifa të cilën paguani në sportel për vizën, nuk ju kthehet mbrapsht, pavarësisht vendimit përfundimtar të vizës.

Këto informacione të detajuara ju japin një ide për sa i përket tarifave dhe mënyrës së pagesës, ju theksojmë se tarifa ndryshon sipas kursit të këmbimit aktual të ambasadës.

Viza shengen për qëndrime nën 90 ditë

 Tarifa

Viza kombëtare për qëndrime mbi 90 ditë

Tarifa

nën 6 vjeç

pa pagesë

nën 18 vjeç

4.700,- Lekë

6 deri 12 vjeç

4.400,- Lekë

mbi 18 vjeç

9.300,- Lekë

mbi 12 vjeç

7.400,- Lekë

 

Procesi pas aplikimit

Kur aplikimi është kryer sipas rregullores dhe dokumentacioni është dërguar i plotë, vijon përpunimi i dosjes nga personi i ngarkuar në detyrë.

Për aplikimet për vizë shengen vendimet merren në mënyre direkte nga ambasada. Në rast se do të jetë e nevojshme, juve do t‘ju kërkohen edhe dokumenta shtesë.

Për aplikimet për vizë kombëtare, vendimi merret në bashkëpunim me zyrat përkatëse gjermane dhe për dhënien e vizës është e nevojshme aprovimi i tyre. Ndaj, aplikimet e vizave dërgohen për tu përpunuar më tej në zyrat gjermane. Këto vërtetojnë të dhënat e dosjeve të aplikuesve dhe dërgojnë vendimet e tyre në sektorin e vizave. Në shumë raste, zyrat gjermane kërkojnë dokumenta shtesë nga aplikuesit, për të cilat ju do të informoheni nga sektori i vizave.

Ju do të njoftoheni menjëherë, sapo të vijë vendimi i zyrave kombëtare.

Kohëzgjatja e perpunimit të aplikimit

Koha e përpunimit të aplikimit ndryshon sipas kategorisë së vizës dhe sipas rastit.

Të dhënat e mëposhtme, përsa i përket kohëzgjatjes së përpunimit të aplikimit, janë vlera mesatare bazuar ne përvojat e mëparshme, por nuk përfshijnë asnjë rast individual. Në rastin kur aplikantët kanë qenë rezident në Gjermani (psh. azilantë), koha e përpunimit të aplikimit është më e gjatë.

  • Punësim sipas Paragrafi 26 Kreu II i Ligjit për punësimin e të huajve: 2-4 javë
  • Bashkim familjar: 8-16 javë
  • Studim: 4 javë
  • Kurs gjuhe: 8-12 javë
  • Formim profesional: 4 javë
  • Vit vullnetar: 1 javë
  • Praktikë: 4 javë
  • Karta Blu BE/ Të kualifikuar: 2 javë
  • Kërkimin e një vëndi pune: 1 javë
  • Au Pair (babysitter/dado): 2 javë
  • Vetpunësim: 16-20 javë
  • Viza shengen: 1-2 javë

Miratimi / Refuzimi i vizës

Menjëherë sapo të merret vendimi lidhur me aplikimin tuaj për vizë, ju do të njoftoheni me email. Në rast se pasaporta juaj ndodhet në ambasadë që prej aplikimit tuaj, ju mund të paraqiteni gjatë orarit të përcaktuar për ta tërhequr.

Nëse pasaporta juaj nuk është në ambasadë, ju do të njoftoheni dhe do t’ju kërkohet të dorëzoni pasaportën në sektorin e vizave. Vendosja e vizës në pasaport zgjat afërsisht 2 ditë (zyrtare).

Nëse viza juaj është refuzuar, ju lutem lexoni me kujdes letrën e refuzimit. Pyetjeve tuaja, do t’ju përgjigjemi vetëm me email, jo në ambjentet e sektorit të vizave në momentin që ju merrni letrën e refuzimit. Nëse nuk jeni dakort me vendimin, ju keni të drejtë të shkruani një ankesë dhe të kërkoni rishqyrtimin e aplikimit tuaj.

Tema të tjera