Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Vizë për punësim

На фото изображены четверо работников разных профессий

Работники разных профессий, © colourbox.de

Udhëzime të përgjithshme

Si nënshtetas shqiptarë, për tu punësuar në Gjermani ju keni nevojë për vizë. Viza ju lejon të hyni në shtetin gjerman dhe nëse plotësohen të gjitha kërkesat në Gjermani ajo pasohet nga leja e qëndrimit që korrespondon me qëllimin e qëndrimit tuaj atje.

Ju nuk lejoheni të punoni në Gjermani pa vizë.

Këtu do të gjeni informacione lidhur me kategoritë e mëposhtme:

  • Kërkimi i një vendi pune
  • Au-Pair (babysitter/dado)
  • Karta Blu BE/ Profesione të kualifikuara
  • Punësim sipas Kreu II, paragrafi 26 (Punësim për profesionet e pakualifikuara)
  • Punësim si shofer/e
  • Punësim si infermier/e
  • Punësim si profesionist  sipas ligjit për emigrimin e profesioneve te kualifikuara
  • Vit social-vullnetar (Punë vullnetare)
  • Aktivitet privat (Vetpunësim)

Ne momentin e aplikimit duhet të paraqisni nga ky moment GJITHMONE deklaratën qe pershkruan punën qe do beni .

Për ushtrimin e një veprimtarie si shofer (edhe korrier, postier etj) kërkohet deklaratë shtesë nga punëdhënësi në lidhje me vlefshmërinë e patentës. Ju lutemi vini re kërkesat e reja në fletën tonë të informacionit.

Ju lutemi, kini parasysh që vetëm individët të cilët kanë një diplomë që u njihet në Gjermani, mund të aplikojnë për Karten Blu BE. Informacione më të detajuara i gjeni në fletën informuese përkatëse.

Punonjesit e kualifikuar sipas Ligjit për Migracionin e Punëtorëve të Kualifikuar  perfshihen vetem ato, te cilat kanë një kualifikim profesional të njohur në Gjermani ose një diplomë universitare të njohur në Gjermani. Dëshmia e njohjes duhet të dorëzohet në momentin e  aplikimit, përndryshe ambasada nuk do ta pranojë aplikimin. Informacion për njohjen e kualifikimeve të huaja arsimore mund të gjenden në: www.anerkennung-in-deutschland.de

Udhëzim për aplikuesit duke filluar nga mosha 45 vjeç: Për tu pajisur më një vizë punësimi, që nga 01.01.2021 duhet të kenë një kontratë pune me pagën mujore (brutto) prej të paktën 3.905,00 €. Kjo është e vlefshme për të gjitha llojet e punësimit, gjithashtu edhe për punonjësit e kualifikuar dhe ndihmës infermierët sipas Paragrafi 26 Kreu II i Ligjit për punësimin e të huajve.

Dhënia e takimit

Ju lutemi, regjistrohuni në sistemin e dhënies së takimeve me qëllim që t‘ju caktohet një takim për të aplikuar për vizë. Informacionet për kohën e pritjes i gjeni këtu.

Formularët e aplikimit

Ju lutemi, sillni me vete në sektorin e vizave ditën e aplikimit formularët e aplikimit të plotësuar si dhe deklaratën shtesë .

Formulari i aplikimit

Deklarata shtesë

Procedura e aplikimit

Në sektorin e punësimit, ambasada pranon vetëm aplikimet që plotësojnë dokumentacionin e plotë. Personat, të cilët ditën e takimit, nuk paraqesin në sektorin e vizave të gjitha dokumentat e kërkuara nga ne dhe të listuara në fletën informuese, nuk do të pranohen dhe duhet të regjistrohen përsëri për një takim të ri.

Informacione më të detajuara për procedurën e aplikimit dhe kohëzgjatjen e përpunimit të dosjes i gjeni këtu.

Fletë informuese për kategori të ndryshme të punësimit

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…

Aplikim për vizë me qëllim kërkimin e një vendi pune  (maksimumi deri 6 muaj)

Kjo fletë informuese është e vlefshme për: - Mjekët që kanë leje të ushtrimit të profesionit (Berufserlaubnis), që kane garanci te marrjes se lejes së ushtrimit të profesionit (Zusicherung), ose që…

Aplikimi për vizë për mjek dhe farmacistë (JO: Hospitim)

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…

Aplikim për vizë me qëllim punësimi si babysitter (Au-Pair)

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…

Aplikim për vizë me qëllim punësimi (Karta Blu e BE-së dhe aplikantë me kualifikim të lartë)

Kjo fletë informacioni  NUK VLEN si informacion  për qëllimet e mëposhtme të aplikimit: Punësime në fushen e infermieristikësKërkim vendi puneTe kualifikuar te larte / Karta Blu BEFormim Profesional /…

 Aplikim për vizë me qëllim punësimi sipas Kreu II, paragrafi 26 (Punësim për profesionet e pakualifikuara)

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…

Aplikim për vizë me qëllim punësimi për punonjësit e kualifikuar me Diplomë të formimit profesional sipas ligjit të ri për punonjësit e kualifikuar

Informacion i rëndësishëm: çdo aktivitet si punonjës i kualifikuar kërkon ekzistencën e një kualifikimi të njohur në Gjermani. Në rastin e kualifikimeve profesionale, kjo është një certifikatë njohje…

Aplikim për vizë me qëllim njohjen e diplomës së lëshuar jashtë Gjermanisë

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…

Aplikim për vizë me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi në Republikën Federale të Gjermanisë si shofer profesionist

 (Ndihmës infermier, Infermierë si edhe personel përkujdesjeje për moshat e treta si edhe për ata që janë në proces njohjeje) Aplikimi për vizë si ndihmës infermier mund të bëhet vetëm nga shtetas të…

Aplikim për vizë punësimi në sektorin e kujdesit infermieror në Gjermani

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…

Aplikim për vizë me qëllim shërbim vullnetar

Lutemi të lexoni me kujdes këtë fletë-informacioni dhe formularin e aplikimit  dhe përmbajuni saktësisht udhëzimeve. Në raste të veçanta, gjatë aplikimit apo procedurës së vizës, mund të kërkohen nga…

Aplikim për vizë me qëllim punësimi të pavarur

Në momentin e lëshimit të vizës kombëtare është e mjaftueshme të paraqitet dëshmia e një siguracioni shëndetësor gjatë udhëtimit sipas kritereve të mëposhtme të  Schengen-it:Polica e sigurisë duhet të…

Dëshmi për siguracion shëndetësor të mjaftueshëm në rast vizash kombëtare

Gjatë aplikimit për vizë për një tërësi qëllimesh të ndryshme (ndër të tjera për tëheqjen e bashkëshortit/es, të fëmijës nisur nga 16 vjec, punësim në profesione të mjekësisë, Au-Pair) aplikuesit duhet…

Dëshmi për njohuri gjuhësore në rast aplikimi për vizë